Search Menu

#HealthierKosovo

Në kuadër të projektit Kosovë e Shëndetshme, përfaqësuesit e sektorëve relevant (mjedisit, shëndetësisë, statistikave të popullsisë, shoqërisë civile, qeverisë lokale) nga Kosova janë duke marrë pjesë në një vizitë studimore në Lituani. Vizita është organizuar nga Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) në Prishtinë si dhe OBSh Lituania. Qëllimi i kësaj vizite është që përfaqësuesit nga Kosova të shohin se si Lituania është duke zbatuar Planin Kombëtar për Reduktimin e Ndotjes së Ajrit, si dhe të shihet se si bashkëpunojnë institucionet relevante të përfshira në çështjet e kualitetit të ajrit dhe ndikimeve shëndetësore të ndërlidhura me ajrin.
Në ditën e parë, delegacioni nga Kosova ka vizituar Ministrinë e Mjedisit si dhe Laboratorin Mbikëqyrës Kombëtar të Shëndetit Publik. Në ditët në vijim do të vizitohen edhe Qendra Kombëtare e Shëndetit Publik si dhe Agjencioni për Mbrojtje të Mjedisit.
Mësimet dhe shkëmbimi i përvojave nga kjo vizite studimore, do të ju mundësojë përfaqësuesve nga Kosova të fuqizojnë bashkëpunimin me njëri tjetrin në mënyrë që Kosova të ndërtojë një sistem të kompletuar dhe të qëndrueshëm në fushën e monitorimit të ajrit dhe vlerësimit të ndikimit në shëndet nga ndotja e ajrit.

Previous Post

FROM INSPIRATION TO IDEATION: MOVING FROM ABSTRACT THINKING TO REAL-WORLD SOLUTIONS

Next Post

Kako litvanci rade za čistiji vazduh?

Subscribe for the latest news and updates:

Email *