Search Menu

Promovimi i shëndetit mendor, parandalimi dhe trajtimi i çrregullimeve mentale është e rëndësisë së veçantë për të siguruar kualitet të lartë të jetës, produktivitet individual, familjar dhe bashkëveprim me komunitetin. Dita Botërore për Parandalim të Vetëvrasjes (10 shtator) shënohet çdo vit me qëllim të ngritjes së vetëdijes për t’u fokusuar në mbështetje të personave me rrezik. Sivjet, Dita Botërore e Shëndetit Mentor (10 tetor) ka temë diskutimit “Parandalimin e Vetëvrasjes”. Kjo ka mundësuar veprimtarinë sinergjike unike të këtyre dy datave të shënuara botërore.

Andaj, kërkohet që me datë 10 tetor për “40 sekondat e veprimit” të ndihmoni rreth:

• Ngritjes së vetëdijes për rëndësinë e vetëvrasjes si problem global të shëndetit publik;
• Përmirësimit të njohurive që mund të jipen për të parandaluar vetëvrasjen;
• Zvogëlimit të stigmës që shoqërohet me vetëvrasjen dhe
• T’iu tregojmë njerëzve të cilët vuajnë, se ata nuk janë vetëm.

OBSh Zyra në Prishtinë përkrah financiarisht shënimin e kësaj dite përmes Konferencës 1 ditore të organizuar nga Shërbimi Profesional i Shëndetit Mendor të Kosovës dhe Qendra e Shëndetit Mendor në Prizren e cila do mbahet me 14 tetor 2019 në Lakeside hotel and Spa në Vermicë Prizren.

Previous Post

Outreach Activity with Marginalised Groups

Next Post

Svetski dan mentalnog zdravlja 2019

Subscribe for the latest news and updates:

Email *