Search Menu

30 May 2018

Fjalimi i znj. Ulrika Richardson me rastin e nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit lidhur me qendrën e arteve marciale Japoneze

 Ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Qendrës së Sporteve Japoneze

E Merkurë, 30 Maj 2018: 9:00-9:30am

Ministria e Rinisë, Kulturës dhe Sportit

 

Dëshiroj të falënderoj Ministrin për Kulturë, Rini dhe Sport të Kosovës, z. Kujtim Gashi për mirëpritjen e kësaj ceremonie për nënshkrimin e këtij Memorandumi, së bashku me Zëvendëskryetarin e Komunës së Prishtinës Z. Selim Pacolli, të Komitetit Olimpik të Kosovës z. Besim Hasani, Presidenti i Federatës së Karatesë të Kosovës, z. Ismet Krasniqi dhe të gjithë të pranishmit.
Ky bashkëpunim nënkupton një avancim të madh të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë, përmes promovimit të Sportit. Artet luftarake kanë qenë një histori e suksesshme për të rinjtë e Kosovës, me Majlinda Kelmendi që fitoi medaljen e artë në Olimpiadën më të fundit në Rio 2016, dhe shumë kosovarëve të rinj të cilët kanë arritur sukses ndërkombëtar sidomos në Karate dhe Judo. Artet luftarake, veçanërisht disiplinat që vijnë nga Japonia, njihen për disiplinën e tyre strikte dhe mençurinë shpirtërore që vjen me zotërimin fizik, duke siguruar përfshirjen sociale dhe duke nxitur besimin tek të rinjtë dhe duke ndërtuar më tej paqen.

Artet Luftarake mundësojnë që studentët të kenë besim në trupin e tyre dhe të shkojnë përtej vetes për të mbrojtur të tjerët. Ky është një element thelbësor për nxitjen e besimit, vetëkontrollit dhe mençurisë për ndërveprimin dhe dialogun shoqëror. Kjo është një nismë veçanërisht e rëndësishme për gratë në Kosovë, pasi shumica e atletëve që fitojnë garat ndërkombëtare në artet marciale janë gra. Promovimi i disiplinave japoneze gjithashtu përputhet me Olimpiadën e ardhshme të Tokios 2020 që do të organizohet në Japoni dhe shumë nga atletët e rinj kosovarë shpresojnë të fitojnë një vend për të konkurruar në këtë fazë prestigjioze botërore.
Për të promovuar një potencial të tillë, Kombet e Bashkuara në nivel global e kanë njohur Sportin si një lehtësues dhe promotor esencial të Agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm, që mbulon 11 nga 17 Synimet. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në mënyrë të përsëritur vë në dukje vlerësimin dhe krenarinë e tij për bashkëpunimin midis OKB-së dhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), si dhe vlerat të cilat i posedojnë IOC dhe organizata e saj motër, Komiteti Paraolimpik Ndërkombëtar. Sporti është një mjet i fuqishëm për të ndërtuar ura të besimit për bashkëpunim në të gjithë komunitetet dhe rajonet, si dhe midis njerëzve në krijimin e kohezionit social dhe të mbështetjes së paqes, ku kjo është menduar më e vështirë për tu bërë.
Ekipi i Kombeve të Bashkuara i Kosovës gjithashtu njeh suksesin tashmë të përhapur të arteve marciale japoneze dhe potencialin e saj për të inkurajuar më tej dialogun social, barazinë gjinore dhe fuqizimin e rinisë në Kosovë. Prandaj, UNKT, UNDP dhe agjencitë e tjera të Kombeve të Bashkuara shprehin përkushtimin e tyre ndaj këtij partneriteti dhe mbështesin çdo mbështetje të nevojshme për suksesin e sportistëve të Arteve Marciale dhe Sporteve në Kosovë.
Kjo është një iniciativë e madhe dhe ne jemi të gatshëm të vazhdojmë bashkëpunimin me partnerët tanë për të mbështetur miratimin e kësaj strukture dhe t’u sigurojmë të rinjve një recetë thelbësore për sukses.
Le të fitojë gjithmonë shpirti i Sportit! Faleminderit.

 

Previous Post

Gender Equality Through the Eyes of Men in Kosovo

Next Post

UNKT signs MoU on the establishment of a "Japanese Martial Arts Center" in Pristina

Subscribe for the latest news and updates:

Email *