Search Menu

E hënë, 11 dhjetor 2017

Back to English text                  Go to text in Serbian

Në përmbyllje të fushatës globale të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër dhunës në bazë gjinore, Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore (GSBGJ), përsëritë thirrjen për eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe garantimin e të gjitha të drejtave, për të gjitha gratë kudo.

Nga 25 nëntori, Dita ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave, deri më 10 dhjetor, Dita e të drejtave të njeriut, Fushata 16 Ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore ishte koha për të nxitur veprime për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave anembanë botës.

Në të gjitha anët e botës, duke përfshirë Kosovën, gratë dhe vajzat ende përpiqen të ushtrojnë të drejtat e tyre të plota njerëzore. Dhuna ndaj grave dhe vajzave është ndoshta manifestimi më i dukshëm pabarazive të thella të pushtetit në shoqëritë tona, si dhe dobësitë dhe kufizimet që i pasojnë ato.

Çdo grua dhe çdo vajzë ka të drejtën për një jetë pa dhunë. Megjithatë, kjo shkelje e të drejtave të njeriut ndodh në mënyra të ndryshme në çdo komunitet, duke prekur veçanërisht ato që janë më të margjinalizuara dhe të pambrojtura.

Për t’i dhënë fund kësaj shkelje të madhe të të drejtave të njeriut që kufizon përparimin tonë në shumë mënyra, le të bashkohemi të mos lëmë askënd prapa dhe të shtojmë veprimin tonë kolektiv për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore, shprehë shqetësimin e thellë për vrasjen e një gruaje që dyshohet të jetë kryer nga bashkëshorti i saj në Skenderaj më 8 dhjetor 2017, dhe vrasjen e 24 nëntorit 2017 në Pejë të gruas që dyshohet të jetë sulmuar nga bashkëshorti i saj.

GSBGJ-ja fuqishëm dënon çfarëdo akti të dhunës ndaj grave dhe vajzave, qofshin ato brenda familjes apo në hapësirat publike. GSBGJ-ja i inkurajon institucionet e Kosovës që të hetojnë këto raste në plotësi dhe me hollësi, si edhe të gjitha rastet tjera të dhunës në familje. Gjithashtu u bëjmë apel institucioneve të drejtësisë që të trajtojnë me prioritet të lartë rastet e dhunës në familje me prioritet të lartë dhe të sigurojnë gjykim të shpejtë dhe të drejtë të këtyre rasteve dhe të gjitha rasteve tjera të dhunës në familje, që të garantohet drejtësi për familjet e grave të vrara dhe për të gjitha gratë, vajzat, burrat dhe djemtë që janë prekur nga çfarëdo forme e dhunës në familje.

Dhuna në familje nuk është çështje private prandaj GSBGJ inkurajon policinë që të marrë seriozisht raportet e akteve kriminale të kryera në marrëdhënie familjare.

Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore u përcjellë ngushëllimet e përzemërta familjes dhe miqve të viktimave.

Shënim për media

Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore (GSBGJ) është grup i përbërë nga shumë palë të interesit, i kryesuar nga UN Women.

Institucionet në vijim janë anëtarë të GSBGJ-së dhe e mbështesin këtë deklaratë publike: Organizatat ndërkombëtare: UN Women, dhe organizatat e tjera të (UNKTsë), UNDP, UNICEF, UNFPA, UN-Habitat, UNHCR, UNOPS, OBSH si dhe të tjera si UNMIK, Zyra e BE-së në Kosovë, OSBE Misioni në Kosovë.

Institucionet kosovare: Agjencia për Barazi Gjinore.

Organizatat e shoqërisë civile: Rrjeti i Grave të Kosovës, Kvinna till Kvinna Kosovo, Qendra Kosovare për Studime Gjinore, Kosova Women 4 Women.

Previous Post

Imagine a Violence-free Future (It is easy)

Next Post

Grupa za bezbednost i rodna pitanja osuđuje nasilje nad  ženama na Kosovu

Subscribe for the latest news and updates:

Email *